Avokati mbrojtës, Theodhori Sollaku kërkoi pafajësi për klientin e tij, ndërkohë që trupa u tërhoq për të marrë vendimin.
Kjo pasi pala mbrojtëse bëri mbrojtjen duke refuzuar akuzat e Prokurorisë, ndërkohë që pas seancës së zgjatur për dy orë trupa gjykuese do të shqyrtojë provat dhe do të dalë me vendim.
Pak javë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin Balilit me 18 vite burg, i cili në rast të shpalljes fajtor, për shkak të gjykimit të shkurtuar rrezikon që të vuajë 12 vite burg, pasi përfiton uljen e 1/3 së dënimit.
Disa javë më parë Prokuroria i dërgoi një kërkesë gjykatës, nëpërmjet së cilës kërkonte edhe sekuestrimin e pasurive të Balilit.
Bëhet fjalë për një truall me sipërfaqe 11.994 m2 në qytetin e Sarandës.
Objektin e ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.
Gjithashtu edhe një truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës dhe njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23 apartamente.
Klement Balili u vetëdorëzua në polici më 15 janar, nën ndërmjetësimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në fshatin Stjart të Delvinës, ndërkohë që nuk i ka pranuar akuzat.
Akuzat e ngritura ndaj Balilit janë “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive” si dhe “Pastrim parash”.