Përfundon takimi disa orësh me kancelarin gjerman, ja deklarata ‘bombë’ e Putin mbi Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelari gjerman Olaf Scholz pas një takimi që ka zgjatur disa orë në Kremlin, po japin një konferencë për shtyp duke treguar detaje të diskutimeve të zhvilluara kokë më kokë.

Sipas BBC, presidenti rus Vladimir Putin ka nisur i pari konferencën duke thënë se Gjermania është një “partner kyç i Rusisë”.

Putin ka theksuar gjithashtu se ai do të donte të forconte marrëdhëniet mes dy shteteve.

Siç raporton BBC, në fjalën e tij Presidenti Putin theksoi sektorin e energjisë si një fushë kyçe të bashkëpunimit me Gjermaninë, duke përmendur gazsjellësin Nord Stream 2 midis dy vendeve, i cili është gati, por ende nuk funksionon.

Putin ka deklaruar se ky është një “projekt thjesht tregtar” pa përfshirë politikë në të dhe se Rusia është e lumtur të vazhdojë furnizimin me gaz përmes Ukrainës nëse ka kërkesë për këtë, duke shtuar se kjo ka rëndësi ekonomike.

Takimi i tyre vjen në një kohë që inteligjenca amerikane dhe CIA kanë paralajmëruar se një pushtim i mundshëm i Rusisë në Ukrainë do ndodhë në 16 shkurt.

Mëngjesin e së martës, ministria e Mbrojtjes ruse lajmëroi se disa trupa të saj ushtarake po tërhiqeshin nga kufiri ukrainas, pa dhënë specifikime.

Megjithatë, Perëndimi duket se nuk i beson kësaj lëvizje si shenjë depërshkallëzimi.

Shefi i NATO-s u tregua skeptik për këtë, por edhe kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se shërbimet inteligjente tregojnë se Rusia ende po bën plane për të pushtuar Ukrainën, megjithëse Moska eshte treguar ‘e hapur’ për bisedime diplomatike.

Loading...