Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë, Hoti konfirmon se ka konsensus për një marrëveshje nesër

Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë konferencës për mediat, Hoti ka thënë se nesër pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet e shteteve gjatë dialogut në Uashington.

Kreu i qeverisë deklaroi:

“Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot. Një gjë mund t’iu them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. Kemi bërë një progres në çështjet ekonomike dhe kemi bërë një hap të madh. As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve. Ju nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar.”

Kujtojmë këtu se këtë të enjte në Shtëpinë e Bardhë u mbajt takimi mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Avdullah Hoti e Aleksandar Vuçiç.

Temë e takimit ishte bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Thirrës të këtij takimi ishin këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Para fillimit të bisedimeve të enjten, Grenell është shprehur se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe mundësinë për të krijuar një ekonomi gjallëruese.

Loading...