Përgjigja e Arbana Osmani/ A do e pranoje të prezantoje festivalin e RTSH-së?

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Arbana Osmani i është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj në Instagram.

Ato kanë qenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga emisioni i Arbanës e deri tek marrëdhënia me të birin, Jonin.

Mirëpo, një prej fansave i ka bërë një pyetje vërtetë interesante, duke i shkruar: ‘Arbana nëse do ta propozonin festivalin e këngës në ‘Tvsh’, do ta pranoje?’.

‘Ma kanë ofruar dy herë, 2014-2018 dhe për arsye të ndryshme nga njëra-tjetra nuk kam pranuar. Nuk di të them se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por në të dyja rastet e mëparshme e kam vlerësuar edhe pse nuk kam mundur të jem në atë rol’, ka shkruar moderatorja krah fotos në ‘Instastory’.

Kujtojmë që së fundmi është diskutuar ftesa që Alketa Vejsiu i bëri Osmanit për të ndjekur nga afër festivalin, ndërkohë kjo e fundit u shpreh se do e ndiqte nga shtëpia.

Loading...