Përhapja e coronavirusit, Italia merr vendimin drastik për shkollat

Qeveria italiane nëpërmjet një dekreti të vecante ka vendosur të shtyje edhe për një javë tjetër rinisjen e mësimit.

Kjo do të thotë se në tre rajone, Lombardi, Emilia Romanja dhe Veneto mësimi në të gjitha ciklet e shkollës nuk do të vazhdojë para datës 7 mars.

Mbyllja e shkollave ka qënë një masë e detyruar pak ditë më parë pas përhapjes së madhe të koronavirusit në mënyrë të vecante në këto tre rajone.

Po kështu janë anuluar edhe veprimtari të tjera të shumta publike mes të cilave edhe ndeshjet e futbollit. Deri tani në Itali llogariten rreth 850 të infektuar dhe 21 viktima nga virusi i gripit kinez.

Koronavirusi është përhapur edhe në shumë shtete europiane. Për këtë arsye në Paris është anuluar gjysmë maratona e cila ishte në program të dielën.

Loading...