Periudha e Mesjetës në territoret arbëre/ Paraqitja e studimit të mirëfillt bazuar në burime historike/ Nga Anila Ahmataj

Arsimi filloi jetën e tijë mbi një truall me një histori shumë shekullore kulturore. Ai lindi mbi bazën e një sërë monumentesh të kulturës matëriale dhe shpirtërore. Shumë matëriale dokumentojnë lashtësinë dhe vazhdimësinë e kulturës. Kultura e popullit të vlorës e ka zanafillën e vet në lashtësinë e fiseve ilire. Lufta për arsimin shqip diktohej nga nevoja e zhvillimit ekonomiko-shoqëror, nga errësira shekullore që pushtuesit romak, bizant, skllavë dhe veçanrisht ata osmanë. Gjuhët nuk janë madhësi që ekzistojnë më vete, ato janë të lidhura me popujt që e flasin. Historia e gjuhëve në themel është pasqyrë e historis së popujve e të kulturave. Kultura e popullit të vlorës e ka zanafillën e vet në lashtësinë e fiseve ilire. Në trevën e Vlorës së lashtë e atë mesjetare janë zbuluar tempuj, skulptura, teatro, bibloteka, gjimnase, stadium, qyteza, kala, kisha e manastire, deri te fjala shqipe e folur. Vlora dhe populli i saj ka jetuar në shekuj në brigjet e Adriatikut e të Jonit, ku krahas armës dhe parmëndës radhit edhe dijen dhe kulturën. Edukata lindi nëpërmjet shoqërisë njerëzore. Aulona është një qytet ilir i ndërtuar në buzë të detit Adriatik, e ndërsa pjesa tjetër në formë patkoi rrethohet nga kodra dhe male.

Neili shkruan për shekullin V dhe të IV…

Aulona i përket shek V-IV p.e.r, nga zbulimet arkologjike, del në dritë zhvillimi i kulturës, edukates dhe arsimit. Këtë e dëshmojnë shumë autor të huaj dhe shqiptar si “Luoiani Semosatenais” shkrimtar i shek II. Në zonën e banimit të Aulonës janë zbuluar një sërë objektesh si kapitale e kollona mermeri, keramikë të pikturuar port ë një rëndësie të veçantë janë dy objekte arkeologjike “Ylli I Vlorës” dhe “Vajza e Vlorës” një nga skkulpturat e para me veshje ilire .Kultuta, edukata dhe arsimi kanë marrë zhvillim të madh në shek II dhe III të erës sonë, kur Vlora bëhet një skelë e madhe dhe lidhet me kulturën europiane dhe me botën e mesdheut.

Edukata në komunitetin primitive nuk kishte karakter klasor. Ndërsa në periudhën e rendit skllavopronar edukata u përpunua si mjet i fuqishëm nga klasa sunduese për zgjerimin dhe forcimin e pushtetit. Arsimi filloi jetën mbi një truall me trashëgimi të lashtë kulturore. Ka të dhëna për hapjen e mësonjëtoreve shqipe për botiimin e librave arabisht dhe përpjekjet e mësuesve që luftonin për të mos humbur gjuha e të parëve të tyre. Në trevat shqiptare që u përfshinë në lëvizjen e madhe të rilindjes evropiane , shqipëtarët kishin shkolla, përmendin qëndra mësimore në Vlorë e në qëndra të tjera sin ë Tivar, Prizren që në shek e XIII.

Në shek e XIV gjejmë Kaninën në duart e klasës feudale vendas, në selinë qeveritare korespodenca bëhej nëpërmjet disa gjuhëve të huaja. Ambasadorët e huaj kur shkonin në selinë e feudalëve , shkresat i shkëmbenin në gjuhën latinisht, greqisht e serbisht. Kjo tregon se kishte një kulturë të gjërë që merrej nëpërmjet shkollave e biblotekave , pasi Kanina ka pasur traditë të lasahtë për institucione kulturore dhe arsimore. Në shek e XI Kanina u bë peshkopatë. Institucionet arsimore , si shkollat, biblotekat u përqëndruan edhe në manastire që u ngritën në Kaninë, Zvërnec, Selenicë, Qeparo, Dhërmi e Vodicë, e ndërsa në zonën e Himarës, Dukatit, Vodicës, Bratit etj u ndërtuan kisha , vetëm në Kaninë ishin 7 kisha. Në Manastirin e Zvërnecit që ishte ndërtuar nga Imperatorë bizantinë, në vitin 1376 ka pasur një shkollë dhe një biblotekë, si dhe godet që ishin grumbulluar për nevojat e manastirit. Mbi këtë truall historik qëndron edhe përdorimi i gjuhës së shkruar shqipe në trevën e Vlorës. Në shek e XIII për Vlorën kemi një sërë dëshmish që faktojnë përdorimin e shkrimit shqip, shkrimi i shqipes në këtë trevë duhet gjurmuar para shek XIII. Vlora dhe Kanina u pushtuan nga turqit në vitin 1417. Qytetet u rrënuan me shpejtësi dhe një pjesë e popullsisë emigroi jashtë atdheut, një pjesë u shpërngulën në malësi për ti shpëtuar masave shtypëse. Ky pushtim pati pasoja të rënda në jetën kulturore . Aty nga shek i XVII filloi një lulëzim i ri i qyteteve. Shqiptarët fillojnë të kontribojnë në zhvillimin e historiogjeografisë perandorake turke. Historiani i parë shqiptar që njohim në Turqinë e asaj kohe ishte Ajas Mehmed Pasha nga Vlora i cili në 1536 u bë kryeministër, vezir i madh, i cili ka lënë vepra historike për selxhukët dhe Karamanoglunë. Historiani Iidytë është përsëri një vlonjat, pasardhës i Ajas Pashës, Lutfi Pasha i lindur në vitin 1488, i cili shkoi në Stamboll nga Vlora në moshën 10 vjeçare. Lutfi shkroi 24 vepra nga të cilat 12 prej tyre ishin turqisht dhe 12 arabisht. Vepra më e rëndësishme e tij është “Historia e Perandorisë Osmane” Shekulli XV ishte shekulli i humanizmit shqiptar, pasi dalin në skenë një plejadë e tërë dijetarësh të cilët shquhen në fusha të ndryshme të shkencës. Shqiptarët që dolën jashtë atdheut shihen të ndjekin shkolla dhe universitete të qëndrave të ndryshme të Dalmacisë, Italisë, në Rakuzë, Venedikë etj dhe u njohën edhe me idetë përparimtare. Ndër ta shqyhej Mihal Artioti i cili lindi në 1470 në Nartë të Vlorës, të cilin kleri reaksioner në Rusi e akuzon si heretic të pa fe. Mihalin e internojnë , në internim ai lexonte dhe shkruante , kjo është arsyekja që në 1531 u zhvillua kundër tij një gjyq. Ku u cilësua shkrimtar rebel dhe shpikës i fyerjeve kundër fesë dhe zotit.. Në vitet e para të qëndrimit të tij në Moskë hapi një shkollë humaniste nën shembullin e shkollave të Italisë, ngriti të parën shtypshkronjë të rregullt. Ai njihet si humanisti i parë në Rusi , i cili u dha popullaritet zbulimeve të reja gjeografike të epokës. Trashgimi i Mihalit përfshin 150 tituj veprash, Lufta kundër errësirës feudale dhe kishës ka qënë lufta për dije, për gjuhën e shkruar shqipe. Në shekujt XVI-XVII Në trevën e Vlorës është ndjerë e nevojshme të përdoret gjuha shqipe. Nga fundi i shek të XVII u krijua në Itali , kolegje për përgatitjen e klerit ballkanas . Në to mësuan edhe shumë shqiptar. Në Himarë në vitin 1669-1670 u hap shkolla ku ekzistonte që nga viti 1500 një mmision murgjish , lëndët bëheshin shqip, këto ishin punë të klerit prandaj patën karakter feta rose didaktik. Në Himarë vatra e patëriotizmit shqiptar luftohej që në fillim të shek XVI, për zvëndësimin e gjuhës latinishte me gjuhën vëndase shqipe, gjuhën amtare. Kisha katolike lejoi përdorimin e gjuhës shqipe , jo se e donte por se ishte e detyruar. Shkollat shqipe e kanë zanafillën që nga viti 1500 dhe në mënyrë të dokumentuar shkollat shqipe në Himarë dhe Dhërmi filluan në vitin 1628 dhe u krijuan me ndërprerje deri në vitin 1950. Nga fundi i periudhës së mesjetës dhe fillimi epokës së rilindjes ekzistojnë përpjekje në qytetin e Vlorës nga Demir Aga vlonjat , për të shkruar në gjuhën shqipe vjershat kushtuar periudhës së Tanzimatit, botuar nga Spiro Dine 1844-1922. Lufta për mbylljen e shkollave shqipe të Himarës ka qënë shumë e ashpër, për mbylljen e tyre shkak u bënë luftrat e ashpëra.Kjo bëri që të mos vazhdonin më shkollat , por luftën për riçeljen e shkollave shqipe populli nuk e ndali, por e vazhdoi me vendosmëri.

Loading...