Përjashtohen nga tatimi fermerët që punojnë si shoqëri

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, u shpreh sot se, paketa fiskale 2019 përjashtohen nga tatimi fermerët që punojnë si shoqëri bashkëpunimi.

Gjatë prezantimit të projektligjeve të paketës fikale 2019 në Komisionin e Ekonomisë, Ahmetaj tha se bujqësia do të jetë një nga sektorët më të mbështetur me fonde dhe strukturë lehtësuese fiskale.

“Dje gjatë diskutimit të projekt buxhetit 2019, pamë se mbështetja me fonde për sektorin e bujqësisë është 2.6 miliardë lekë financim i drejtëpërdrejtë për fermerët, 4 miliardë lekë është buxheti dhe programi IPARD, plus dhe fondin e garancisë, kemi mundësi që te hedhim në bujqësi mbi 100 milionë dollarë investime”, tha Ahmetaj.

Përmes financimeve dhe instrumentave fiskal kemi mundësi të nxisim kooperimin mes fermerëve duke korrektuar kështu defektin e copëzimit të tokave bujqësore dhe orientuar këtë sektor drejt zhvillimit bashkëkohor.

Gjithashtu tha Ahmetaj kemi hequr pragun prej 5 milionë lekë për përfitimin nga rimbursim duke nxitur më tej rritjen e aktivitet bujqësor dhe të ardhurave në ekonominë rurale.
ATSH

Loading...