Qysh prej natës së mbrëmshme në rrjetet sociale qarkullon një video e rregjistruar live ku Edi shfaqet gjysëm i zhveshur në shoqërine e një femre zëri i së cilës ngjason me Adën dhe së cilës ai i drejtohet Ada. Edi ka deklaruar përjashtimin e tij dhe të Adës nga programi për shkak të një fotoje ku ata janë kapuar duke ngrënë darkë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Sipas tij, në atë ambjent ka qenë edhe një prej vajzave konkurente me disa shoqet e saj e cila i ka përshendetur dhe u ka thënë të bënin kujdes së mos i fotografojnë. Edi nuk e përmendi emrin se kush ka qenë kjo konkurente, por e akuzon atë se ka qenë ajo vajzë që u ka bërë fotot duke u bërë shkaktarja e përjashtimit të tyre nga programi.
Në këtë video Edi shprehet se jo vetëm brenda emisionit por edhe jashtë tij nuk ka njeri që mund ta komandojë ate dhe Adën. Ai i drejtohet produksionit duke ju thënë se nuk ka ndërmend të flasë keq për emisionin por në fakt drejton një akuzë të rëndë për ta duke u shprehur se programi ka humbur dy personazhe të cilët e kanë mbajt produksionin me lekë dhe i kanë dhënë shumë famë. Sipas tij emisioni është ndjekur vetëm për ata të dy dhe personazhe si ata produksioni nuk ka për të gjetur për 100 vjetë.
Deri më tani nga produksioni nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë video dhe asnje njoftim për sa i përket përjashtimit të Edit dhe të Adës. Edhe pse video qarkulllon e plotë në rrjetet sociale ajo nuk gjendet më në instagramin e Edit. Edi dhe Ada kanë fshirë nga instagramet e tyre linket e kanalit televiziv dhe të emisionit përputhen ndërkohe që eshtë detyrim për çdo konkurent ti kenë të publikuara në instagramet e tyre.
Kjo ngjarje vjen fill pas përputhen Prime ku u pa një përballje aspak reale dhe në dukje me romancë shumë të shtirur midis Edit dhe Adës. Ada është akuzuar sistematikisht se ka një lidhje jashtë programit dhe qëndron në program vetëm për famë. Kohët e fundit djemtë ishin distancuar dhe nuk pranonin të dilnin në takim me Adën! Mos vallë në këto kushte, fotoja e nxjerrë dhe e gjithë kjo histori është një sajesë nga vetë protagonistët Edi dhe Ada? Kjo patjetër do të zbulohet në vijim!
Mardhënia midis Edit dhe Adës është një ndër mardhëniet me të çuditshme në përputhen dhe kjo histori përfiltet shumë sa mbart disa skenarë të mundshëm ku nuk përjashtohet mundësia që edhe vetë produksioni të jetë pjesë e tij.