Përkeqësohet gjendja e Ibrahimoviç, Milan i shqetësuar detyrohet ta zëvëndësojë

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, që pas ndeshjes me Juventusin, është jashtë fushe dhe duket se kjo gjë do zgjasë. Gazetari italian, Vito Angele përmes një postimi në Twitter ka treguar se gjendja e 39-vjeçarit nuk është aspak e mirë dhe kjo gjë e ka shqetësuar Milanin.
Duket se përpos Euro 2020, Zlatan do humbasë edhe një pjesë të sezonit që vjen, ndonëse asgjë nuk është zyrtare.
Sipas mediave italiane, koha e rikuperimit për suedezin mund të zgjasë shumë, dhe këtu lind nevoja për sulmues të ri në skuadër.

Loading...