Përkeqësohet gjendja shëndetësore e banorëve në Berat

Banorët e Lumasit janë sot në ditën e tyre të tetë të grevës së urisë. 5 grevistët që janë ngujuar që prej ditës së martë në një godinë përballë zyrave të ish/komunës Lumas janë përkeqësuar nga ana shëndetësore.
Njëri prej grevistëve është dërguar me ambulancë drejt spitalit Rajonal të Beratit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ai ka shfaqru këputje trupi, tensioni si dhe rrahje të shpejta zemre. Ndërsa një tjetër grevist po merr serum brenda dhomës që kanë hyrë nën kujdesin e infermieres së zonës. Grevistët në ditën e tetë po shfaqrin probleme të mëdha shëndetësore dhe sipas tyre asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve nuk ka shkuar që t’i shohë.

Ata i bëjnë thirrje kryeministrit si një artist që është që mos të lejojë që të preket ujvara e Sinecit, e cila është edhe zonë e mbrojtur.

Sakaq banorët e Lumasit kanë vijuar për çdo ditë protestat e tyre në kanionin e Sinecit. Kujtojmë se banorët e Lumasit janë duke protestuar prej 4-muajsh në mbrojtje të ujit të burimit të Sinecit, duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e ujësjellësit në këtë burim. Paralelisht me protestat në Sinec, prej 8 ditësh janë futur në grevë urie edhe 5 banorë të Lumasit.

Loading...