Përkujtimore- Gazetarja Zenepe Luka: “E shtrenjta nëna ime! Jam krenare për ty, jam e lumtur që përmbusha amanetin tënd”.

Gazetarja Zenepe Luka përkujton nënën e saj të ndarë nga jeta 19 vite më parë:

NËNA IME E MIRË – Nga Zenepe Luka

Më 4 Nëntor 19 vjet nga dita e ndarjes nga jeta.
Këtë datë dhimbjeje e përkujtimi, rastisi ta kaloj në Ulqin, bashkë me miket Zylfie Gjoni Duraku dhe Dëshira Subashin. Në këtë ditë, e kujtova nënën e shtrenjtë edhe në intërvistën që i dhashë koleges Hatixhe Nelaj në TV Teuta në Ulqin.
E shtrenjta nëna ime!
Jam krenare për ty, jam e lumtur që përmbusha amanetin tënd, pas ndarjes nga jeta.
Vetë historia jote, përcjell modelin e gruas mokrare, që përballoi e sfidoi cdo vështirësi e dhimbje që solli jeta.Ti ike duke lënë pas 8 fëmijë, 40 nipër e mbesa e 176 stërnipër e stërmbesa.
Nuk të harroj dhe të nderoj sa të kem jetën e shtrenjta dhe e paharruara Nëna ime!!

Loading...