Përkujtimoret – Ja arsyeja përse bëhen “Të tretat, Të nëntat dhe të dyzetat”. Tre ditët e para shpirti i të v.dekurit viziton vëndet ku jetoi…

Të gjithë jemi ndodhur në përkujtimore të një miku apo të afërmi tonë por më të shumtët prej nesh bëjmë përkujtimore për shpirtrat e parafjetur thjesht si zakon.Përkujtimoret janë të lidhura me Teologjinë e Orthodhoksisë për jetën pas vdekjes.Në Traditën Orthodhokse kemi katër përkujtimore: Ditën e tretëpas fjetjes-vdekjes,( të tretat ) ditën e nëntë ditë pas fjetjes, (të nëntat),ditën e dyzet ditë pas fjetjes (të dyzetat )dhe një vit pas fjetjes (vitin).

Të gjitha këto përkujtimore kryhen për të ndihmuar shpirtin e të parafjeturit (të vdekurit) gjatë udhëtimit të tij nga toka në qiell.
Ky udhëtim fillon pak para se të vdes njeriu kur shikon pranë tij njerëz ( të afërm dhe miq) të cilët nuk jetojnë më.

Kur njeriu vdes shpirti ndahet nga trupi.Që nga ai moment fillon përpjekja-lufta e shpirtit.Në momentin e ndarjes shpirtin e merr ëngjëlli i tij mbrojtës.Kur ndahet nga trupi dhe kupton se largohet nga njerëzit e dashur të tij,e mbulon trishtimi.Dy ditët e para viziton vëndet ku jetoi.Na shikon dhe na flet por ne nuk mundemi as ta dëgjojmë e as ta shohim.Shën Joan Damaskinoi përshkruan te shërbesa e varrimit gjëndjen e shpirtit në ato momente. “Shtrin duart drejt të dashurve të tij por asnjë nuk e ndihmon”.

Ditën e tretë pas vdekjes shpirti fillon rrugën drejt qiellit që të gjykohet përpara Perëndisë.Këtë ditë të afërmit bëjnë përkujtimore për dy arsye: Për ta lehtësuar nga trishtimi që ndien pas ndarjes nga kjo botë. Arsyeja e dytë dhe më e rëndësishme është se gjatë udhëtimit të tij për në qiell do përballet me shumë dogana.Doganat janë “demonët e specializuar” që kanë si qëllim të pengojnë ngjitjen e shpirtit në qiell.Mënyra me të cilën do e pengojnë janë akuzat për mëkatet që ka bërë.Engjëjt do ju përgjigjen me veprat e mira të bëra prej tij dhe kështu do kalojnë një nga një doganat dhe do ngjiten në qiell.Por nëse shpirti nuk ka vepra të mira ,ëngjëjt nuk kanë me c’farë tu përgjigjen demonëve dhe atëherë ata e marrin atë në ferr.

Eshtë shumë e vështirë dita e tretë për shpirtin.E vetmja ndihmë që mund ti japim është të lutemi te Perëndia që ta ndihmoj gjatë udhëtimit.Se sa e vështirë dhe e tmerrshme është përballja me doganat duket nga fakti se vetë e Tërëshenjta,kur u lajmërua nga Kryeëngjëlli Gabriel se do të dorrëzonte shpirtin,iu lut Birit dhe Perëndisë së saj ta ndihmoj të përballoj doganat.Zoti Jesu Krisht duke dëgjuar lutjet e saj,erdhi vetë dhe e morri shpirtin e saj në qiell.

Duke kaluar me sukses doganat dhe i shoqëruar nga ëngjëjt,shpirti arrin në qiell dhe deri në ditën e nëntë njihet me parajsën.Pas ditës së nëntë e deri për të dyzetat shpirti njihet me ferrin duke mos ditur akoma se ku do e vendosi Perëndia.

Të afërmit bëjnë përsëri përkujtimore duke kërkuar nga Perëndia ta ndihmoj atë gjatë kohës që vërtitet nëpër ferr.

Ditën e dyzetë shpirti do të gjykohet nga Perëndia se ku do vendoset.Atë ditë të afërmit i luten Perëndisë ta vendos shpirtin në parajsë. Në këtë pikë duhet të përmendim c’farë na mëson Teologjia për atë që ndodh pikërisht me shpirtin deri në gjyqin e fundit.Ditën e të dyzetave bëhet gjykimi i pjesshëm i shpirtit.Quhet i pjesshëm sepse gjykimi pëfundimtar do të bëhet me ardhjen e dytë të Zotit tonë.
Përkthyer nga A. Marini http://www.orthodhoksiaebashkuar.al

Loading...