Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.
Në ceremoninë përkujtimore, e cila u zhvillua në ambientet e Bazës Ajrore, Farkë ishin të pranishëm gjithashtu edhe zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Editson Zarka, drejtorë drejtorish në SHP, kolegë, familjarë të dëshmorëve, veteranë.
”Detyra në uniformë ushtarake është një shërbim i fisnik, por dhe i vështirë, me sfida dhe sakrifica. Detyra e pilotit është në çdo çast sfiduese dhe vetmohuese, ajo është për njerëz trima dhe të guximshëm. Ajo është për njerëz dhe ushtarakë si Floriani dhe Donaldi”, u shpreh në këtë ceremoni përkujtimore, gjeneral brigade Kollçaku.
Ai vlerësoi përkushtimin, përgjegjësinë dhe gatishmërinë për kryerjen e detyrës.
”Në emër të përgjegjësisë për kryerjen e detyrës ata u ngritën edhe në atë fluturim të fundit, tre vite më parë, më 6 prill 2016, për të ardhur tek ne si heronjtë dhe dëshmorët më të rinj të Aviacionit shqiptar, të Forcës Ajrore, të Forcave të Armatosura shqiptare”, tha ai.
“Ata u ndanë nga njerëzit e tyre më të dashur, nga shokët dhe miqtë për ta gdhendur dhe përjetësuar portretin dhe emrin e tyre në kurorën e lavdisë së historisë së Aviacionit ushtarak shqiptar. Nderim për jetën, punën dhe sakrificën e këtyre heronjve.”, – theksoi gjeneral brigade Kollçaku.
Më pas, u kryen homazhe dhe u vendosën kurora me lule në Memorialin e Dëshmorëve në Farkë si dhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nderoi kujtimin e dy dëshmorëve të Atdheut, duke shprehur respektin përkapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha në 3-vjetorin e rënies së tyre në krye të detyrës. /atsh/