Përleshen me thika dy punonjës të OSHEE-së në Vlorë, njëri përfundon në spital

Dy punonjës të OSHEE-së janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre është plagosur me thikë.

Policia ka bërë shoqërimin e agresorit, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, shoqërohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autori i dyshuar.

Paraditen e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).

Shtetasi K. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Loading...