Përleshen për kullotat dhe përfundojnë në spital dy barinj nga Vlora.
Ngjarja ndodhi në fshatin Vllahinë.
A.Shahaj dhe L.Shoraj kanë debatuar sot për kullotat e bagëtive dhe sherri ka degraduar në përplasje fizike mes tyre.
Pas sherrit me grushte dhe sende të forta dy shtetasit kanë pësuar lëndime fizike e janë shoqëruar në spitalin e Vlorës me disa fraktura. Policia ka shkuar në zonë dhe ka shoqëruar dy autorët e sherrit.
Burime të “Fax News” thonë se iniciator i sherrit është shtetasi A.Shahaj dhe debati ka nisur për tokat ku kullosin bagëtitë.
Loading...