Dy të rinj të moshave 23 dhe 25-vjeç janë konfliktuar me thika me njëri-tjetrin mesditën e sotme në Berat.
Burime bëjnë me dije për ABC se ngjarja ka ndodhur te tregu i përjavshëm ku sherri mes tyre është përshkallëzuar në përdorimin e thikave.
Për pasojë të dy ata kanë marrë plagë të rënda dhe janë në gjendje të vështirë shëndetësore. Tashmë dy të rinjtë po transportohen me helikopter drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Nuk dihet ende shkaku i sherrit mes tyre ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
Loading...