Dy vajza me profesion stomatologe janë përl eshur me njëra-tjetrën në mes të rrugës.
Sipas njoftimit nga Policia e Tiranës, bëhet me dije se dy personat, me inicialet E. L, dhe G. V., të dyja me profesion stomatologe, janë zënë me njëra-tjetrën.
Ngjarja, mësohet të ketë ndodhur në rrugën Ibrahim Rugova, një ditë më parë, në oborrin e Qendrës së shërbimit Mjekësor.
Sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se vajza me inicialet E. L., ka go ditur me shuplakë kolegen e saj. Kjo e fundit, e ka paditur.
Njoftimi i policisë
Më datë 16.06.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetases E. L, me profesioni stomatologe, sepse në orën 09:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, në oborrin e Qendrës së shërbimit Mjekësor, ka goditur me shuplakë në fytyrë shtetasen G. V me profesion stomatologe.