Një përleshje mes të burgosurve është shënuar sot në burgun e Rrogozhinës.
Përleshja ndodhi në palestrën e burgut.
Në këtë përleshje janë përfshirë më shumë se 5 persona. Si pasojë, një i dënuar ka mbetur i plagosur.
I plagosuri u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes mes të burgosurve.
Loading...