Përleshje të dh unshme në Itali kundër masave anti-covid, po licia përdor gaz lotsjellës

Italia prej disa ditësh është përfshirë në protesta të shumta për shkak shtërngimit të masave anti-Covid në vend.
Përleshjet sa vijnë dhe bëhen më të dhunshme dhe ditën e sotme policia italiane është detyruar që të përdorë gazin lotsjellës për të qetësuar gjendjen dhe për të shpërndarë turmën.

Disa nga qytetet që kanë filluar protestat janë Torino, Milano, Napoli, Roma dhe Palermo.
Protestat në këto vende kanë fulluar pasi qeveria Conte urdhëroi mbylljen e bareve dhe restoranteve.

Protestuesit me panë karta në duar kërkojnë lirinë e daljes gjatë gjithë kohës dhe hapjen bareve, restoranteve dhe dyqaneve të mbyllura.

Me shtimin e rasteve të reja me koronavirus Kryeministri Giuseppe Conte, ka nënshkruar një dekret me ashpërsimin e masave anti-Covid, që do të qëndrojë në fuqi deri në 24 nëntor.

Loading...