Të premten e kaluar u nda nga jeta në mënyrë të parakoshme futbollisti 18-vjeçar, Dorian Tahirllari.
Ai ishte lojtar i akademisë së Skënderbeut, dhe përshkruhej si një lojtar mjaft premtues për të ardhmen.
Për këtë ngjarje të trishtë, foli edhe i ati tij, Florenti i cili tha se i biri asnjëherë nuk kishte folur për vdekjen apo të kishte shfaqur frikë ndaj saj.
Ai rrëfeu se në momentet e fundit i biri i kishte kërkuar që të shkonte në shtëpi dhe ende nuk i besohej se kishte vdekur.
Në një lidhje për “Shqipëria Live”, mes lotësh ai u shpreh: Doriani ishte një djalë i fortë. Asnjëherë nuk tha, ‘o ba të lutem më shpëto’, jo. Nuk tha kam frikë nga vdekja. I kam bërë një vizitë në Turqi. As mamasë nuk është se i ka lënë ndonjë shenjë. Kërkoi kur ishte në spital, ishte lufta e fundit, ishin minutat e fundit. Ai e kishte kuptuar shumë mirë. Më lutej që ta sillja në shtëpi. Më tha më ka marrë malli për gjyshen, gjyshin, për shokët. Ende nuk e besoj që ai ka vdekur.