Përlot shoqja e 16-vjeçares shqiptare që u vra nga babai: Shpresoja të dëgjoja zërin

Një tragjedi tronditi të gjithë komunitetin e qytetit pulian pak ditë më parë, pasi shqiptari Taulant Malaj vrau vajzën e tij dhe la të plagosur të shoqen.

16-vjeçarja, Xhesika Malaj ishte në Vitin e Tretë A të liceut. Humbja e saj ka shkakatuar një dhimbje të madhe në familjen shqiptare dhe në veçanti shokët e klasës dhe miqtë e saj.

Gio, shoqja e ngushtë e Xhesikës, ka emocionuar përmes një deklarate për miken e saj. Ajo tha se kishte shpresuar deri vonë që e gjitha të ishte një ëndërr e keqe, por për fat të keq gjithçka ka qenë reale.

“Kam qarë gjithë ditën duke shpresuar të rihap sytë dhe të dëgjoj zërin tënd! Mendoja se isha në një ëndërr të keqe dhe ti të më thoshe unë jam këtu. Por gjithçka është e vërtetë”, thotë ajo.
“Orët e kaluara së bashku duke vendosur se çfarë të vishnim për të dalë… pasdite të tëra duke folur i shqetësuar se si do të shkonte e nesërmja në shkollë”, shtoi Giò siç raportohet nga Il Corriere della Sera, duke shtuar: “Do të kujtoj të gjitha momentet e kaluara së bashku, nga zënkat budallaqe për atë lapsin e deri tek e qeshura si të marra”, thotë Giò.

Me lot në sy ajo vazhdon: “Më mungojnë mesazhet e tua para se të hyj në shkollë, të qeshurat e tua, … ti lë një boshllëk të madh që askush nuk do të mund ta mbushë kurrë”.

Sipas asaj që është zbuluar deri më tani nga hetuesit, Xhesika ka vepruar si mburojë për nënën e saj, e cila aktualisht është e plagosur dhe e shtruar në spital, ndaj së cilës i ati kishte sulmuar. Ai i ka shkaktuar pesë plagë me thikë në gjoks dhe në bark, dhe ajo ka ndërruar jetë në ambulancë.

“Edhe ne mbrojtësit jemi të habitur. Gjithashtu sepse marrëdhënia midis babait dhe vajzës ka qenë gjithmonë e shkëlqyer. Ai ishte i dashuruar me të”, tha avokati Giacomo Lattanzio që mbron babain vrasës me kolegun e tij Michele Maiellaro.

Taulant Malaj, babai i 16-vjeçares, nën dyshimet se e shoqja e tradhton goditi me thikë për vdekje edhe një shtetas italian që dyshonte se ishte personi me të cilin shoqërohej gruaja e tij dhe vajzën e tij gjithashtu. Ai la të plagosur Tefta Malajn, të shoqen, e cila tashmë po mjekohet në spital.

Avokatët e Malaj thonë se autori i ngjarjes dhe klienti i tyre ka qenë krejtësisht i pavetëdijshëm për masakrën që po shkaktonte dhe nuk e ka kuptuar kë ka qëlluar prej gjaknxehtësisë.

Loading...