Megi Fino, vajza e Bashkim Finos ka prekur të pranishmit në fjalimin e mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste.
Teksa ka njoftuar se ajo tashmë është një anëtare e re e Partisë Socialiste, ka shtuar se kjo ishte pikërisht një dëshirë e madhe e babait të saj të ndjerë Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë për shkak të Covid-19.
Në fund Megi Fino, ka marrë një përqafim edhe nga kryeministri Edi Rama.
Përlot vajza e Bashkim Finos në Kongresin e PS: Ndihem krenare
“Të dashur shokë e shoqe të babait tim të shtrenjtë. Ai e donte me zemër familjen e madhe socialiste. Nuk na ndau as ne prej halleve dhe sfidave të saj. Nuk ishte një barrë e lehtë për karakterin e fortë të gjirokastritëve. Një nga gjërat që nuk do harroj kurrë është se ne u rritem me presionin për të qenë të mirë në shoqëri”
“Aq më shumë ndihem krenare si e mbajti mbi supe atë periudhë të trazuar. Sa jo e lehtë është të jesh fëmija enjë politikani. Sa e vështirë është të gëlltisësh fjalët e këqija për të. Të ruash familjen tënde. Pavarësisht detyrave të rëndësishme.
Babai u kujdes gjithnjë të mos harrojmë vlerën e punës. Ndër unë u përpoqa që ta kthej dashurinë dhe përkujdesjen me nota të mira dhe arritje për ta bërë sa më të lumtur. Kemi pasur vetëm një konflikt kam një sekrete. Ai donte të bëhesha pjesë e juaja. Por ne na dukej e pa imagjinueshme që të shtonim numrin e të angazhuarve në PS.
Pas diplomimit, unë u ktheva në Shqipëri por nuk u përfshiva aktivisht në partinë që e kemi mbajtur që kur linda. U rrit profesionalisht në një far mënyre e munda babanë në konfliktin tonë. Por në fund fitoi ai që me ikjen e tij më solli mes jush për të mos ikur më. Baba uroj të jesh duke më parë sot nga atje lart. Do bëjë çmos të jem në lartësinë e emrit që ti më le. Do angazhohem në këtë familje të madhe që paska qenë e thënë të bëhej edhe pjesë e imja.
Mbase unë nuk do arrijë të mbush boshllëkun por do jem kokfortësisht me ju dhe për Shqipërinë ta bëjmë të denjë për fëmijët tanë. Por nuk e bëri PS kush tjetër do ta bëjë? Askush tjetër. Me mirënjohje të thellë do përpiqem me zemër t’ju fitoj zemrën si Megi Fino dhe jo si vajza e Finos.” tha vajza e Bashkim Finos.