Artistja Vikena Kamenica, është përlotur sëfundmi, teksa ka kujtuar babain e saj.
Në emisionin “Soiree”, ku të ftuarit ishin duke folur për 75 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, këngëtarja interpretoi këngën “Xhaketa e kuqe” e filmit “Udhëtim në Pranverë”.
Por ajo menjëherë u përlot, pasi u shpreh se kjo këngë i kujton gjithmonë babain e saj.
Unë për herë të parë e kam dëgjuar në filmin “Udhëtim në pranverë” kur kam qenë fëmijë. Duke qenë familje këngëtarësh, edhe prindërit e mi sa herë që fillonte ky filmi thoshin “është kënga , prit se është momenti që do këndojë Liljana këtë këngë”.
Edhe pse i kishte notat e patetizmit, normalisht për shkak të kohës, edhe atëherë sistemi ishte i tillë në vetvete, ajo këngë kishte atë dozën nostalgjike, të dashur që ti lidhesh direkt me babain,” u shpreh ajo.