Shiu ka shkaktuar probleme të shumta për banorët në Finiq. Në këtë zonë, ka pasur probleme nga moti i keq, me shira të rrëmbyer, përmbytje e madje edhe pasoja në banesa pati në disa fshatra të bashkisë jugore.
Në fshatin Jermë, pati rrëshqitje të rrugës. Tek ura e madhe, në fshatin Caush dhe Krabë, lumi i Bistricës doli nga shtrati, duke krijuar probleme për banorët dhe mjetet e kësaj zone.
Fshatrat Finiq dhe Çlirim u përmbytën nga kanali KK3,. Përmbytje ka edhe në zonën industriale, në Vrion.
Nga moti i keq, dalja e Bistricës nga shtrati ka krijuar probleme serioze tek fushat poshtë fshatit Metoq. Ndërkohë, që rrezikohen edhe banesat e romëve në Cukë, bashkia Sarandë.
Loading...