Përmbytja e varkës me emigrantë, publikohet numri i personave që kanë humbur jetën

Një numër emigrantësh që ishin nisur për në Mbretërinë e Bashkuar janë mbytur në Kanalin pranë Calais pasi varka e tyre u mbyt, ka thënë qeveria franceze.

Kryeministri francez Jean Castex tha se mbytja e anijes ishte një “tragjedi”, duke shtuar se ata që vdiqën ishin viktima të “kontrabandistëve kriminelë”.

Policia thotë se më shumë se 20 persona kanë vdekur, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.

Një operacion shpëtimi është ende duke u zhvilluar pasi një peshkatar dha alarmin, tha një zëdhënës i rojes bregdetare franceze.

“Mendimet e mia janë me njerëzit e zhdukur dhe të plagosur, viktima të kontrabandistëve kriminalë që shfrytëzojnë nevojat dhe përpjekjet e viktimave për një jetë më të mirë” tha zoti Castex.

Reagimi i tij vjen pas numrit rekord të emigrantëve që po kalojnë nga Franca në Britani të Madhe. Të hënën, numri i emigrantëve që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me anije këtë vit tejkaloi më shumë se trefishin e totalit të vitit 2020.

Loading...