Përmbytjet në Greqi, dy shqiptarë bëhen ‘heronj’ në Larisa, u vijnë në ndihmë me varkën e tyre 800 banorëve

Marsel Rabeli djali i i Pjetër Rabelit nga Mirdita dhe dhëndri i tij Kreshnik Shyti nga Kukësi janë bërë heronjtë e qytetit të Larisës pasi me varkën e tyre për më shumë se dy ditë e gjysmë kanë transportuar nga njëra pjesë e qytetit që po përmbytej në anën tjetër më shumë se 800 banorë që ndodheshin në rrezik në shtëpitë e tyre.

Në një komunikim telefonik për Top Channel, Marseli që ka 22 vjet në Greqi, ka treguar se duke pasur eksperiencë nga shërbimi ushtarak në përdorimin e gomones ka bërë të mundur bashkë më Kreshnikun të ndihmonin bashkëqytetarët e tyre.

Në ditën e 6 të të përmbytjeve që shkaktoi stuhia Daniel në Greqinë qëndrore numri i viktimave ka shkuar në 15.

Loading...