Përmbytjet në Itali, shqiptarja tregon si i vdiq vjehrra, detaje…

Një 41-vjeçare me origjinë shqiptare ka arritur tu shpëtojë përmbytjeve në Nevola. Në një rrëfim për mediat italiane, ajo tregon se si vjehrra u mbyt teksa ndodhej në shtëpinë e saj.

“Po përpiqej të mbyllte dritaren. Isha pushim të enjten dhe isha në shtëpi ndërsa shoku im ishte në punë. Nëse nuk do të ishte kështu atëherë do të kishin humbur jetën edhe gjyshi dhe vajza ime.

Shpëtuam duke u ngjitur lart por nuk arrita Rinën, nëse do të isha atje do të kisha vdekur dhe unë,”- tregon ajo.

Përmbytjet në Itali kanë sjellë një bilanc të rëndë. Deri më tani numërohen dhjetë viktima, ndërsa katër janë ende të zhdukur, mes të cilëve dy fëmijë.

Në Pianello d’Ostra humbën jetën babë e bir, 65 dhe 25 vjeç. Dy viktima të tjera janë një 52 dhe një 84-vjeçar. Viktima e gjashtë është një 42-vjeçare me origjinë marokene, ndërsa i shtati një 80-vjeçar.

Loading...