Situata e rënduar në Shkodër ka prekur edhe bagëtitë. Qytetarët ndonëse në rrezik nuk pranojnë të lënë banesat dhe gjedhët.
Ata shprehen se do pranojnë të evakuohen vetëm nëse u ruhet shtëpia dhe bagëtia. Një qytetare shprehet se nuk po kërkon ushqim për vete dhe fëmijët, por për bagëtinë. Ndërkohë që situata nuk po përmirësohet.
Nga kjo gjendje është bërë me dije se një makinë e ushtrisë është rrëzuar në fshatin Goricë në anën e Malit.
Loading...