Përmirësohet situata gjatë pasdites, uji largohet nga rrugët e qytetit të Vlorës

Ditën e sotme disa rrugë në qytetin e Vlorës pati përmbytje nga uji, por që me rënien e intensitetit të reshjeve të shiut ka sjellë përmirësim të situatës.
Zona e Skelës, lagja Pavarësia, 28 Nëntori, Kushtrimi si dhe lagja Albano dhe Romina kishin prezencë uji gjatë paradites duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, por prej pasdites këto rrugë janë bërë sërish të kalueshme nga automjetet dhe qytetaret.

Loading...