Përpara detit
Në buzë të këtij deti blu,
ka shumë,
ka kaq shumë rërë.
Si një statujë vendosem këtu
e sipër meje qielli i tërë.
Kam shkelur mbi guacka të thyera
si zemra ime,
si uni im.
Nga gracka dhembjeje e dashurie
të gjej shpëtim.
Prandaj pranë detit unë humbas trupin,
bêhem valë
a rryma e tij.
Gjithmonë,më në fund,
dua të mbytem
në atë ujē tē kristaltë,
në atë pastërti…
Anila Toto
15.03.2019
Vlorë
Loading...