Përparim Kabo: “Ilir Meta ka vendosur të vetflijohet, por nuk është as trim dhe as me ideale si Alende…”

Si e lexoj unë deklaratën e Presidentit të Republikës zotit Ilir Meta… Ka vendosur të iki…e sheh veten pa dhe jashtë misonit.

Ka vendosur të vetflijohet, por nuk është as trim dhe as me ideale si Alende…Është thjeshtë një person me një retorik të varfër ambingue dhe me një mal me mëkate mbi shpinë dhe në ndërgjegjen e tij….Në fakt në gjykimin tim ka mbaruar gjithçka për të …Si të iki si të qëndrojë në detyrë…asgjë nuk ndryshon….Shqipëria u lodh por edhe mësoi gjithçka për këta me demek politikanët shqiptarë të tranzicionit…Arithmetika është e thjeshtë…Politikanët u pasuruan populli u varfërua….

Të tjerat si krahasime apo insinutata nuk kanë as peshë e as vlerë…Edhe diçka ...Zoti Meta mos i bej karshillëk USA me krahasime banale…se shkurton ditët e tua… Ka disa momente që heshtja vlen më shumë…! Nëse do një këshillë, pyet dhe sondo a je presidenti i shqiptarëve?! Mer një përgjigje dhe pastaj mund të hysh apo të kuptosh se je jashtë historisë! Kë bërë mirë apo ke bërë keq në këta 29 e ca vite…Fundi nuk është tenativa për heroizëm, fundi është llogaria e jetës çfarë bëra për vendin tim….!
Pkabo 21 mars 2019

Loading...