Përplas motorin në aksin Tapizë- Fushë Krujë, arrestohet shoferi 31-vjeçar

Policia e Durrësit njoftoi mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga një 31-vjeçar pasi një ditë më parë ka përplasur një motor, shoferi i të cilit është dërguar në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tapizë- Fushë Krujë.
“Ë është arrestuar në flagrancë shtetasi F.Ç., 31 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pasi në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin H.K., 60 vjeç, banues Fushë Krujë.

Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Loading...