Përplasen dy makina në Lushnje, plagoset fëmija 13-vjeç

Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, ku shtetasi A. Sh., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, është përplasur me një motomjet tip “Linfan”, që drejtohej nga shtetasi Sh. H.
Si pasojë e përpalsjes është dëmtuar pasagjeri në motomjet, një shtetas 13 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Loading...