Përplasen dy makina në rrugën Tepelenë-Gjirokastër

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër. Paraprakisht mësohet se dy automjete, njera me targa franceze janë përplasur në vendin e quajtur Ura e Leklit.Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dy automjetet kanë pësuar dëmtime.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë lagështira në rrugë. Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Loading...