Momente paniku në ndeshjen e vlefshme për “Play-Out”-in e Kategorisë së Parë, mes Besëlidhjes dhe Orikun.
Në minutën e 71-të, futbollisti i skuadrës lezhjane, Përgjoni, në një përpjekje për të shënuar, pati një përplasje kokë më kokë me lojtarin e Orikut, Kongjini.
Ky i fundit, pësoi një dëmtim serioz gjatë kësaj përplasje, teksa u transportua me autoambulancë për një kontroll të specializuar në Spitalin e Lezhës.
Ai u zëvendësua menjëherë nga Nurçe. Vlen të theksohet fakti se Besëlidhja arriti të triumfonte në këtë përballje me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Hajdari në minutën 90+5’.
Loading...