Policia ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar, pasi më datë 09.10.2020 ka aksidentuar shtetaset F.K., 65 vjeçe dhe Y.B., 60 vjeçe, të cilat u shtruan në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, është vënë nën pranga shtetasi E.M., 19 vjeç, pasi është kapur në flagrancë në aksin rrugor Sarandë – “Ura e Gajdarit”, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin e markës “Dajang”, pa targë.
Vlorë,Sarandë
Policia ka arrestuar ne flagrancë shtetasin F.Z., 21 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, pasi më datë 09.10.2020, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka aksidentuar shtetaset F.K., 65 vjeçe dhe Y.B., 60 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë, të cilat u shtruan në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.M., 19 vjeç, banues në Ksamil Sarandë, pasi është kapur në flagrancë në aksin rrugor Sarandë – “Ura e Gajdarit”, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin e markës “Dajang”, pa targë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.