Përplasi për vdekje 6-vjeçaren para derës së shtëpisë, gjykata merr vendimin për shoferin

Gjykata e Tiranës caktoi masën e “arrestit me burg” për Alban Gurin që aksidentoi për vdekje 6-vjeçaren në Tiranë.

Raportohet se i dyshuari nuk dha shpjegime. Mbi të rëndojnë akuzat “aksident me pasojë vdekjen” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në rrugën “Njazi Meka” në zonën e Alliasit në kryeqytet. Vajza doli nga shtëpia bashkë me një fëmijë tjetër, i cili arriti të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Goditja e vogëlushes nga automjeti tip “Nisan”, që dyshohet se lëvizte me shpejtësi, ishte fatale për të. Drejtuesi i mjetit, u largua nga vendngjarja dhe u arrestua pak më vonë. Ndërsa 9-vjeçarja u transportua me një makinë të rastit në spital, ku fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Nga pamjet e siguruara shihet se ngjarja ka ndodhur në një rrugë të ngushtë, ku vihet re edhe mungesa e trotuarit. Gjerësia e rrugës para derës së shtëpisë së viktimës është më e vogël se në të gjihë pjesën tjetër të rrugës.

Para grupit të hetimit Alban Guri u justifikua duke thënë se nuk e kishte parë vajzën, ndërsa për largimin nga vendi i ngjarjes nuk ka folur. Policia sqaroi se ai u arrestua në flagrancë dhe është konstatuar se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 0.42 mg/l.

Loading...