Përplasja Cakaj-Daçiç në Varshavë:”Daçiç ka 28 vite në politikë e unë kam 28 vite jetë. Por për shkak të 28 viteve të tij, unë kam 28 vjet refugjat”

Gjatë Ministerialit të Varshavës, ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj është përplasur me homologun e tij serb Ivica Daçiç.

Mësohet se shkak për këtë përplasje është bërë çështja e Kosovës.

Daçiç ka kërkuar që Ministri i Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli të mos jete pjesë e takimit dhe është ngritur për tu larguar nga salla.

Por në këtë moment ka ndërhyrë Cakaj duke i thënë Daçiç-it që: “E di që po më dëgjon, prandaj po të flas.

Fjalimi i Daçiç është një retorikë e shekullit XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens. Daçiç ka 28 vite në politikë e unë kam 28 vite jetë. Por për shkak të 28 viteve të tij, unë kam 28 vjet refugjat.”

Pas kësaj, Daçiç ka kërkuar të marrë fjalën sërish, por drejtuesi i takimit nuk e ka lejuar.

Top Channel

Loading...