Një aksident i rëndë është shënuar në aksin e rrugës kombëtare Elbasan –Tiranë, ndërsa raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në Bradashesh dhe në të janë përfshirë të paktën tri automjete. Si rezultat i aksidentit dy persona kanë mbetur të plagosur , ndërsa automjetet kanë pësuar dëmtime serioze.
Për shkak të aksidentit është bllokuar përkohësisht qarkullimi , ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për disiplinimin e qarkullimit si dhe përcaktimin e shkaqeve që kanë sjellë aksidentin.
Loading...