Përplasje në ceremoninë përkujtimore të 76-vjetorit të betejës së Gërrhotit në Gjirokastër

Në ceremoninë përkujtimore të 76-vjetorit të betejës së Gërrhotit në Gjirokastër ka patur përplasje me familjarëve dhe deputetëve të Partisë Demokratike dhe të Ballit Kombëtar Demokrat.

Ceremonia është organizuar nga Balli Kombëtar Demokrat, që drejtohet nga deputeti Artur Roshi dhe kjo ka irrituar pjesëmarrësit e Partisë së Ballit Kombëtar, që udhëhiqet nga deputeti Adriatik Alimadhi.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe ish-deputetët e Partisë Demokratike, Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj. Përplasjet vijuan rreth 10 minuta dhe situata u qetësua kur përfundoi ceremonia.

Pas kapitullimit të Italisë fashiste ndodhi tragjedia kombëtare e Gërhotit, ku u vranë 36 persona të Ballit Kombëtar, mes tyre edhe kryetari Hysni Lepenica./ABC News

Loading...