Me përfundimin e “play-off”-it, edicioni i 67-të i Ligës së Kampionëve mori jetë në Stamboll, prej orës 18:00, me hedhjen e shortit të fazës së grupeve. Italianët e pranishëm në këtë raund janë kampionët e Interit, Milani, Atalanta dhe Juventusi. Zikaltrit e Simone Inzaghi i kryqëzojnë rrugët me Real Madridin e Carlo Ancelotti në grupin D, ndërsa bardhezinjtë e Allegrit do të sfidojnë Chelsea, në grupin H.
Barcelona, që do të luajë për herë të parë në dy dekadat e fundit pa Messin, do të ketë punë në grup me Bayern Munich. Përplasje sheikësh në grupin A mes PSG dhe Manchester City. Kjo do të thotë se Pep Guardiola do ta ketë kundërshtar Messin. Po kështu, po u transferua portugezi te “qytetarët”, siç janë gjasat, do të kemi përplasje që në fazën e grupeve mes dy super yjeve të dekadës së fundit, Messit dhe Ronaldos.
Atalanta e Berat Gjimshitit, të vetmit shqiptar që do të luajë titullar në këtë kompeticion, ka pasur një short deri diku të pranueshëm. Kuptohet, Manchester United konsiderohet favorit në grupin F, që plotësohet nga Villareal dhe Yong Boys.
Ja shorti i plotë i fazës së grupeve në Champions (2021-202)
Grupi A: Man City, PSG, RB Leipzig
Grupi B: Atletico Madrid, Liverpool, Porto
Grupi C: Sporting, Borussia Dortmund, Ajax
Grupi D: Inter, Real Madrid, Shakhtar Donetsk
Grupi E: Bayern Munich, Barcelona, Benfica
Grupi F: Villarreal, Manchester United, Atalanta
Grupi G: Lille, Sevilla, Red Bull Salzburg
Grupi H: Chelsea, Juventus, Zenit St Petersburg
Kur do të luhen ndeshjet e fazës së grupeve? Datat janë si më poshtë:
Ndeshja 1: 14/15 shtator
Ndeshja 2: 28/29 shtator
Ndeshja 3: 19/20 tetor
Ndeshja 4: 2/3 nëntor
Ndeshja 5: 23/24 nëntor
Ndeshja 6: 7/8 dhjetor