Për’Puthen +40, Gilberta zihet me Ilirin: Nuk flasim sepse…

Konkurrentja e Për’puthen +40, Gilberta, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj.
Pyetjet më të shumta ishin rreth pjesëmarrjes së saj në reality shoë, si dhe rreth marrëdhënies së saj me konkurrentin Ilir.
“Sa yll je! Në mendje, shpirt, paraqitje. Me Ilirin shkoni shumë, vetëm lumturi paç”, i shkruan një fans, ku mësuesja përgjigjet duke postuar një foto me konkurrentin: “Jemi zënë përsëri”.

Më pas një tjetër e pyet nëse është pajtuar me Ilirin, meqenëse janë zënë. Dhe përgjigja e Gilbertës është jo, madje as nuk flasin.

“Jo. Nuk flasim, jemi të zemëruar”, përgjigjet mësuesja, duke lënë të kuptojë se diçka nuk shkon në marrëdhënien e saj me Ilirin.

Loading...