Por duket se një përfaqim prej vëllait të tij binjak bëri që përmirësimi i shëndetit të Deiniol të ishte i menjëhershëm.
Nëna e dy djemve beson se ishte pikërisht përqafimi i vëllait që i dha jetë të voglit të saj, që lindi vetëm 700 gram.
BCC shkruan se binjakët nga Anglia, kishin lindur 15 javë më herët, por pak pasi u futën inkubator, gjendja e Deiniol u përkeqësua, ndërsa Dylan ishte në gjendje të qëndrueshme.
Hannah, nëna e djemve, tha se e gjithë kjo përvojë ishte e tmerrshme dhe se askush nuk e kishte parashikuar lindjen kaq herët.
“Deiniol shpëtoi jetën e tij me një përkëdhelje. Të nesërmen gjendja e tij u përkeqësua sërish dhe infermieret sugjeruan që ta sillnin sërish brenda inkubatorit të Deiniolit vëllain e tij. Brenda dy ditësh Deiniol arriti të përmirësohej dukshëm dhe mjekët ia hoqën plotësisht oksigjenin. Ishte vërtetë një mrekulli”.
Nëna shprehet tejet e lumtur që tashmë dy djemtë e saj janë me shëndet të mirë dhe kanë mundur të festojnë së bashku ditëlindjen e parë.
Ndërkohë praktika e vendosjes së binjakëve në inkubatorë së bashku, në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e tyre, kryhet gjerësisht në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar.