Përsë do votoj?Do votoj për ardhmërinë e qytetit tim, për qytetin ku jetoj, për mrekullinë dhe bukurinë e tij – Nga Kozma Billa

PËRSE DO VOTOJ?
Do votoj për ardhmërinë e qytetit tim, për qytetin ku jetoj, për mrekullinë dhe bukurinë e tij.

Këto pamje janë një pjesë e kësaj bukurie që janë bërë këto katër vjetët e fundit, se qyteti im ishte lënë në harresë dhe sot është bërë mbretëreshë e turizmit shqiptar.

A ka për të bërë akoma? Patjetër që ka.

Ndaj do votoj për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit tim, për t’i shtuar akoma më tepër bukurinë e kësaj perle.

Nuk janë propagandë këto fjalë, por është një realitet që të gjithë e njohin, vendasit dhe të huajt.

Prandaj do votoj për ta parë qytetin tim akoma më të bukur. Voto edhe ti, nëse e do qytetin tënd.

Loading...