Përse gjithë kjo reklamë për dhunimet e përdhunimet e rastet ekstreme? Cili është konteksti që tregohen si të jenë raste normale?
A quhet kjo dhunë?
-U bë rreth një javë që sapo hapim TV flitet për pedofili, përdhunime dhe afere sexuale të disa rasteve banale. Lexova tek mikja S.A edhe rast tjetër mbrëmë.
– A quhet dhunë ekspozimi i këtyre rasteve? Përse lejohet?
Nuk kuptoj, cili është qëllimi i mediave në këtë rast, cili është qëllimi i ekspozimit të fenomenit pikërisht në këtë çast dhe pse?
– Përse organet kompetente nuk marrin masat e duhura për zhdukjen e fenomenit, por valëvitet fenomeni sikur është një zbulim i shekullit me të cilin duhet të krenohemi.
– A janë prindër, bashkëshorte, vëllezër dhe bij këta njerëz që abuzojnë me privatësisë dhe historitë, dhimbjet, varfërinë dhe identitetin e këtyre personave?
– A është shoqëria jonë në rrezikun e rënies në shthurrje dhe degradim nëse këto fenomene i pranojmë si të ishin normale e individët fajtore ose lirohen nga prokuroria, ose dënohen lehtësisht deri në amnistinë më të afërt.
– Çfarë Shqipërie do tu lëmë fëmijëve nëse lejojmë përhapjen e këtyre fenomeneve sikur të jenë normale? Çfarë morali ka shoqëria jonë sepse nuk po kuptohet më në asnjë sens.
* As ekonomik, as politik, as qytetar, as arsimor, as moral… Përse lejohen nga televizionet serioze të përdoren si lajme e nuk denoncohen në prokurori rastet që të veprojë ligji?
– A nuk duhet të jemi një shoqëri serioze?
Ne mesa duket nuk jemi një shoqëri serioze!
Përderisa perdorim privatësisë, liritë dhe dinjitetin e njerëzve për hir të biznesit.
Mjerë vendi për ne!
Anila Toto