Përse i paguaj taksat?
Paguajmë shumë taksa, aq shumë sa në fund të muajit mbetimi me xhepat bosh. Po përse i paguajmë?
-Për të paguar biletat e politikanëve që shëtisin botën me paratë tona e që në shumicën e rasteve shajnë vendin e mallkojnë popullin tek të huajt!
-Për të paguar paratë e deputetëve që edhe kur shkojnë në Parlament nuk ngrenë as gishtin për të përmrësuar jetën tonë , pale që ka shumë që as nuk shkelin fare aty?Apo për ti mbajtur me dieta e qira banese se helbete janë “fukarenj” e lodhen per ne!
-Për të paguar qindra nëpunës që vetëm punë nuk bëjnë në administratën publike, por ama dinë të rregullojnë mjaft mirë punët e tyre!
-Për të paguar Ministrinë e kulturës apo Institutet e famshme të studimeve për t’ja lënë serbit të markojë si të tijën lahutën në UNESKO e t’ja lerë grekut fustanellën!
-Për të paguar kompanitë që ndërtojnë rrugët sot për ti prishur nesër!
-Për të dëmshpërblyer pallatet e ndërtuara pa leje të Bashës, apo x dhe y politikani!
-Për të paguar edhe për ata që nuk paguajnë e që në fund të fundit legalizohen, falen apo amnistohen!
-Për të paguar koncensionaren e check up-i t ,që pastaj të paguajmë për cdo kontroll mjeksor! Apo për të paguar medikamente të skaduara?
-Për të paguar tenderat e pafund që shkojnë më shumë në xhepat e drejtuesve se sa në objektin e caktua! Apo për unazat me diamante që mbajnë në gisht shumë drejtuese në Administratën Publike?( Se thuhet tashti nuk marrin më para të thata nga tenderat, por i duan ne vlera të tilla)
Dhe na thonë se jemi vend i varfër… Joo jemi të pasur, madje shumë. Jemi të pasur sepse kemi ngritur me taksat tona pasurinë përrallore të një klani politikoekonomik! Ndërsa ne rrime numërojmë qindarkat në fundin e muajit!/zamiracavo
Përse i paguaj taksat? – Nga Zamira Cavo
Loading...