Ndërsa mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me situatën, që është krijuar në qytetin e Shkodrës prej koronavirusit.
Gjatë një interviste në emisonin ‘Open’ Pipero tha se në Shkodër qytetarët nuk kanë respektuar masat e ndaj ka pasur shumë raste me të konfirmuara me koronavirus.
Mjeku më tej ka thënë se ai ka informacion se qytetarët kishin shkuar nëpër lokale dhe kanë shkuar edhe në ceremoni mortore.
Fjala e tij:
Shkodrën do ta konsideroja si një rast të veçantë. Unë mendoj që në tërë këtë menaxhim dy janë indikatorë të rëndësishëm që tregojnë ecurinë e saj: së pari gjurmimi i rasteve pozitive dhe së dyti është respektimi i masave të qeverisë. Mesa duket njëra nga këto hallka, në mos të dyja kanë çaluar. Unë kam informacion se gjurmimi ka vazhduar me intensitet në Shkodër, ndërkohë kam informacion se qytetarët nuk kanë respektuar masat. Kanë marrë pjesë në varrime, kanë frekuentuar lokalet. Është situatë që duhet të analizohet nga epidemiologët.
Ndërkohë në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.