Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës, vjen paralajmëri i fortë nga KFOR

Tentativës për të tensionuar situatën në veri të Kosovës nga ana e pakicës serbe, i është përgjigjur menjëherë KFOR-i.

Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës, KFOR

“Serbia premton trazira në veri”, Vuçiç: Prishtina kërcënon paqen dhe mbijetesën tonë, s’ka dorëzim

Në një njoftim për media të forcave paqeruajtëse në vend, thuhet se gjatë takimit të komandantit të KFOR me përfaqësuesit serbë të komunave në very janë diskutuar për aspektet e sigurisë. Ristuçia, shefi i paqeruajtësve, ka informuar zyrtarët serbë se KFOR-i do të parandalojë përshkallëzime të situatës në veri.
“KFOR-i siguroi kryetarët e komunave se po monitoron nga afër situatën, veçanërisht në veri të Kosovës dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sa i përket tensioneve në veri, më herët ka qenë shefi i NATO-s Stoltenberg që ka thënë se aleanca veriatlantike ka 4000 trupa në Kosovë për të siguruar paqen dhe stabilitetin dhe të gatshëm për çdo eventualitet.

Loading...