Personat që nuk hanë mëngjes janë të rrezikur nga…

Një person që nuk konsumon mëngjes, është më i rrezikuar të pësojë një goditje në zemër se sa një tjetër person që e konsumon atë.

Njerëzit që shmangin ushqimin në mëngjes janë pothuajse dy herë më shumë të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës, raportohet në studimin e publikuar në ‘Journal of the American College of Cardiology’.

Mungesa e vaktit të parë të ditës lidhet me ndryshimet e oreksit, presionin e lartë të gjakut dhe ndryshimet e dëmshme në nivelet e kolesterolit.

Të dhënat u grumbulluan nga më shumë se 6,000 pjesëmarrës nga mosha 40 deri në 75 vjeç dhe nxjerrin në pah historinë e sëmundjeve kardiovaskulare apo kancerit që kanë kaluar këta persona.

Personat e përfshirë në studim, të cilët nuk kishin konsumuar asnjëherë mëngjes, kishin një rrezik 87% më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare sesa ata që e konsumonin mëngjesin çdo ditë.

Loading...