Julian Lala apo siç të gjithë e njohim ‘Aventurat e Julit’ ishte i ftuar këtë të premte në “Pushime On Top”. I pyetur se me cilët nga ish konkurrentët e “Përputhen”, ai vazhdon të ruajë ende miqësi, Juli tregoi se me asnjë nuk ka më komunikim.
“Pak a shumë me asnjë. Unë ika që ditën që mbaroi. Kur u kujtova për 6 muaj, ishin martuar gjysma. Nja dy kanë bërë dhe kalamaj”, tha Juli.
Ai u shpreh se në “Përputhen” nuk do futej më, por në Big Brother VIP po.
“Në Përputhen jo, se u futa njëherë dhe nuk funksionoi. Aty ku do doja të futesha është Big Brother. Është gjë shumë interesante të ulem 3 muaj me të njëjtët persona dhe jo vetëm të eksploroj ata, por të eksploroj veten, se si një njeri shumë i lumtur, futet në një emision televiziv dhe në një shtëpi të blinduar dhe sheh një njeri të mbyllur brenda kuadratit.
Jam shumë kurioz ta shoh edhe nga ana e jashtme, por edhe nga brenda se si do zhvillohem. Do iki fare nga trutë e kokës apo do përshtatem me absurditetin që ne do e quajmë në normalitet për 3 muaj“, tha ai.
Gjithashtu Juli zbuloi se ende nuk flet me Sindin dhe se ajo e ka bllok në rrjete sociale.
“Pse më ke bërë bllok moj”, i ka bërë thirrje ai nga “Pushime On Top”.